SHPËRNDAJE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot iu ka bërë thirrje udhëheqësve fetarë që të mbrojnë manastiret dhe kishat ortodokse serbe në Kosovë.

Kjo thirrje e presidentit serb Vuçiq, ka ardhur për shkak që siç ka thënë ai, këto prona janë në vazhdimësi cak i sulmeve dhe kërcënimeve dhe se sipas tij, këtë e bëjnë personat që nuk besojnë në qytetërim dhe trashëgimi kulturore.

Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq këtë thirrje e bëri në Astana, në Kongresin e 4-të të Udhëheqësve të Botës dhe Besimeve Tradicionale, ku theksoi se Ballkani, përfshirë këtu edhe Serbinë është një udhëkryq ku takohen shumë besime.

Vuçiq po ashtu u shpreh se, paqja dhe siguria janë vlerat më të rëndësishme dhe se sipas tij, kjo është vlerë e përbashkët e të gjithë popujve në botë dhe se mesazhet e paqes duhet të jenë baza e rendit ndërkombëtar.

Sipas presidentit serb Aleksandar Vuçiq, besimi shpeshherë keqpërdoret për qëllime të tjera si për qëllime gjeopolitike apo thjeshtë për justifikim.

Ai në këtë takim po ashtu cili shtoi se, feja nuk duhet të keqpërdoret pasi që sipas tij, feja është e përkushtuar ndaj paqes dhe respektit dhe në këtë mënyrë ai bëri thirrje që paqja të jetë baza e rendit ndërkombëtar.