Manchester United lëshon njoftim zyrtar mbi situatën e Marcus Rashford – Telegrafi

0
46

Manchester United ka lëshuar një njoftim mbi situatën e sulmuesit Marcus Rashford, në vazhdën e bisedimeve të vështira me trajnerin Erik Ten Hag.

Rashford u rikthye të hënën tek Manchester United për të biseduar me Ten Hag, pasi mungoi në duelin ndaj Newport Countyt në FA Cup.

“Djajtë e Kuq” thanë se Rashford do të mungojë në këtë sfidë për shkak se ai është i sëmurë, mirëpo ai u përfshi në një sitautë kontroverse kur u pa në një klub nate në Belfast duke injoruar seancën stërvitore.

Për të sqaruar më në detaje këtë situatë, klubi anglez ka lëshuar një njoftim zyrtar.

“Marcus ka marrë përgjegjësi për veprimet e tij. Kjo çështje është diskutuar brenda klubit si një problem disiplinor, i cili tashmë është mbyllur”, thuhej në njoftimin e klubit.

Ten Hag tashmë ka një histori sa i përket përjashtimit të lojtarëve që nuk i përshtaten metodave të tij, ose që nuk sillen ashtu siç duhet në klub, ku kemi Jadon Sanchon si shembull.

Ai u përjashtua nga ekipi dhe nuk u lejua që të stërvitej, andaj nuk pati zgjidhje tjetër pos të rikthehej tek Borussia Dortmundi.

Për krahasim, Rashford tashmë është rikthyer në stërvitje dhe do të jetë në dispozicion për duelin ndaj Wolves të enjten./Telegrafi/