SHPËRNDAJE

Organizata qytetare e cila vepron në kuadër të medias së parë të pavarur në Luginë “presheva.com”, ka realizuar vendosjen e lodrave për fëmijë në Entin parashkollorë “8 Marsi” në Preshevë, projekt ky i mbështetur nga fondacioni “Ane i Vlade Divac”. Qëllimi i këtij projekti ishte plotësimi i oborrit të Entit parashkollorë “8 Marsi” me lodra adekuate për fëmijë, ashtu që qëndrimi i fëmijëve në këtë institucion të jetë edhe më tërheqës dhe argëtues.

“presheva.com” është media elektronike e parë e pavarur shqiptare e themeluar në vitin 1997 dhe nji-het si nga portalet e para shqiptare në internet. “presheva.com” ofron lajme aktuale nga Lugina e Preshevës, Rajoni dhe Bota.(presheva.com)


.