SHPËRNDAJE

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës se Ndërmarrja publike Moravica, në bashkëpunim me Drejtoratin për Punë të Inspekcionit komunal, janë duke praktikuar një regjim të ri në menaxhimin e deponisë së qytetit.
Deponia e qytetit do të jet e hapur çdo ditë, përfshirë këtu edhe ditën e shtunë dhe të diel, nga ora 7:00 deri më ora 18:00.
Hudhja e mbeturinave fillimisht do të jet pa pagesë deri ne marrjen e një vendimi tjetër.
Hudhja e mbeturinave bëhet vetëm në brendi të deponisë edhe atë në vendin që e përcaktorn punëtori i NP Moravica në hyrje të deponisë.
Me qëllim të monitorimit të plotë të situatës dhe evitimit të parregullsive gjatë shfrytëzimit të deponisë, Komuna e Preshevës dhe NP Moravica kanë vendosur kamerat e vëzhgimit 24 orë.
Kamerat e sigurisë do të fokusojnë hyrjet dhe daljet për 24 orë dhe do të regjistrojnë çdo automjet që futet apo hudhin mbeturina në hyrje të deponisë pas mbylljes së deponisë.
E gjithë kjo ndërmirret për ruajtjen e ambientit jetësor deri në hapjen e transfer stacionit në komunën tonë.
Luten qytetarët e komunës sonë që t’i përmbahen rregullave të lartëpërmendura, në të kundërtën Drejtorati i Inspekcionit komunal ka marr përsipër gjobitjen e tyre sipaas çmimores së aprovuar ditë më parë.

Për një Preshevë të pastër/presheva.com/