SHPËRNDAJE

Udhëhëheqsi I detyrës së drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, Talat Arifi ka akuzuar bartësin e listës së PDSH-së në zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti se ka falsifikuar nënshkrimin në dokumentet zyrtare të KNSH-së.

Arifi ka pohuar se Mehmeti këtë falsifikim e ka bërë në detyrë të kryetarit të PDSH-së, ndërkaq është shpërblyer si bartës I listës së PDSH-së në zgjedhjet e KNSH-së. Mehmeti është sekretar i KNSh-së në mandatin e tanishëm.

Intervista e plotë me u.d. drejtorin e SH.M.T. “Presheva”, Talat Arifi do të emetohet sot ora 20.00 ekskluzivisht në presheva.com (Facebook dhe Youtube)/presheva.com