SHPËRNDAJE

Bartësi i listës së Partisë Demokratike Shqiptare për zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptarë falsifikon nënshkrimin në dokumentet zyrtare, thotë kështu për portalin presheva com, ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHMT Presheva në Preshevë,Telat Arifi. Sipas tijë arsyetimi i KNSH-së i dërguar pak ditë më parë në drejtorinë e shkollës së mesme teknike është dokument i falsifikuar sepse ka nënshkruar një person që nuk është kompetent ndërsa përpilues i kësaj është kryetari i PDSH-së.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHMT Presheva në Preshevë,Telat Arifi ka deklaruar se personi që ka bërë këtë mision është shpërblyer nga lideri i tjë duke e emëruar tani edhe bartës të listës së PDSH-së, Enver Mehmetin. Këshilli Kombëtarë i pakicës kombëtare shqiptare ka vendosur të jap mendim pozitiv kandidadtit Bashkim Ymeri që ka konkuruar për drejtor pasi që plotëson kushtet ligjore siç thuhet në pjesën e dispozitivit të këtijë akti. Ndërsa mendim negativ kandidatit Telat Arifi duke patur parasysh mënyrën e ardhjes së tijë si ushtrues detyre me vendim mbi shkarkimin në duar të ish drejtorit akoma pa e pranuar shkola vendimin mbi shkarkim dhe gjatë punës së tijë si u.d drejtor në fillim vitin shkollorë 2018- 2019 ka larguar nga puna 20 profesor shqiptarë për shak të bindjeve të tyre të ndryshme politike gjë të cilën e ka kundërshtuar kategorikisht zoti Arifi.

Shkolla e mesme teknike Presheva në Preshevë ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e drejtorit të shkollës dhe në procedurën e zgjedhjes i është drejtuar me kërkesë Këshillit Kombëtarë të pakicës kombëtare shqiptare me seli në Bujanoc për dhënien e mendimit për kandidatin që ka konkuruar për drejtor shkolle./presheva.com/