Arrestohet 61-vjeçari armen në pikën kufitare Qafë Botë, i shpallur në kërkim nga Rusia prej 12 vitesh

0
36

Një 61-vjeçar armen është arrestuar në pikën kufitare Qafë Botë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 12 vitesh nga autoritetet ruse.

61-vjeçari armen është me shtetësi greke dhe po punohet për ekstradimin e tij në Rusi.

Gjykata e Solnechnogorsk, Moskë, Rusi, me vendimin e datës 25.05.2012, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Rusisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel