Javier Tebas parashikon të ardhmen e Barcelonës – Telegrafi

0
35

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas parashikon se Barcelona së shpejti do t’i rikthehet ditëve të saj të lavdisë.

Barcelona është duke kaluar në një formë të tmerrshme duke u eliminuar nga dy garat vendase dhe duke mbetur mbrapa në garën për titull.

Klubi katalunas gjithashtu do të mbetet pa trajnerin Xavi Hernandez në fund të sezonit, pasi ai ka vendosur të largohet.

Megjithatë, i pari i La Ligës, Tebas beson se Barcelona do t’i kthehen ditëve të vjetra, kur fitonin trofe çdo sezon.

“Barcelona nuk ka qenë ajo që ka qenë sezonet e tjera në fushën ekonomike. Por do të kthehet në normalitet, nuk do ta quaja destabilitet, edhe sikur të flitej kështu”, ka thënë fillimisht Tebas.

“Ata po e përshtatin situatën e klubit me një realitet ekonomik. Ata po marrin atë rrugë dhe po e bëjnë mirë”.

“Në sport, jo të gjithë do të fitojnë gjithçka. Nuk ka nevojë të bëhet dramë nga kjo”, përfundoi i pari i La Ligës.

Tebas ende beson se Real Madridi është skuadra më e mirë në Spanjë dhe është afër nënshkrimit të Kylian Mbappe për ta bërë ekipin e tyre edhe më të mirë.

Barcelona ka rënë në vendin e katërt në La Liga, 11 pikë pas Gironës së vendit të parë. Real Madridi është gjithashtu 10 pikë mbi Barçën, ndërsa Atletico gjendet mbi ta për diferencë golash. /Telegrafi/