Qytetarët e Prishtinës në pritje të intervenimit të komunës, raportime të shumta për gropa në rrugë – Telegrafi

0
36

Punimet e kohëpaskohshme që bëjnë autoritetet komunale apo qytetarët për nevoja të tyre, po u shkaktojnë probleme qytetarëve tjerë.

Sanimet e kanalizimeve apo problemeve tjera po dëmtojnë rrugët e që më pas të njëjtat nuk po kthehen në gjendjen e mëparshme.

Një qytetar ka raportuar për dëmtimin e asfaltit në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë për shkak të punimeve e që i njëjti më pas është mbuluar vetëm me dhe me ç’rast paraqet problem të madh për ngasësit e veturave.

Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/report/7735/ dhe gjeni raportimin e qytetarit.

Për një problem pak a shumë të ngjashëm ka raportuar edhe një qytetarë tjetër.

Ai thotë se prapa parkut të qytetit, pas ndërhyrjes në rrugë, kabëzat prapa Parkut të Qytetit nuk janë kthyer në gjendjen e mëparshme.

Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/report/7734/ dhe gjeni raportimin e qytetarit.

Derisa një tjetër qytetar raporton se autoritetet kanë prerë asfaltin në afërsi të varrezave në Velani dhe se i njëjti ende nuk është sanuar duke mbetur gropa e hapur që paraqet rrezik për qytetarët.

Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/report/7736/ dhe gjeni raportimin e qytetarit.

Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në komunën tuaj./Telegrafi/