SHPËRNDAJE

Ai ka folur edhe për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se ideja për korrigjimit të kufirit e largon rrezikun e ndarjes së Kosovës dhe e krijimit të ndonjë “Republika Srbska”.

Sipas tij, kundërshtarët e korrigjimit të kufirit nuk kanë asnjë ide, asnjë alternativë, që do të siguronte njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në BE, NATO dhe OKB.

Në këtë intervistë, Thaçi ka folur edhe për transformimin e FSK-së, referendumin në Maqedoni dhe zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë.

A ka pasur vizita juaj në Ujman për qëllim provokimin e Serbisë, sepse kafeja që keni pirë atje për paksa nuk shkaktoi luftë marrë parasysh se Aleksandar Vuçiq e ngriti ushtrinë në një gjendje lufte?

Hashim Thaçi: Jam President i Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe lëviz në mbarë territorin e shtetit tim sa herë që dëshiroj. Ujmani është një aset shumë i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në kuptimin energjetik dhe bujqësor. Ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet pronë e Kosovës. Nuk ka nevojë që të marrë apo të kërkoj leje nga askush për të vizituar pjesë të shtetit tim. Në fakt, është e kundërta. Kur Vuçiq kërkonte që të vizitonte Ujmanin dhe Mitrovicën, ka kërkuar nga unë leje për vizitë dhe e ka marrë atë. Sepse, pa lejen time, Vuçiq kurrë nuk do të mund të hynte ne territorin e Republikës së Kosovës. Situata është e qartë. Kosova është shtet i pavarur dhe Vuçiq e di këtë fare mirë. E shtrij dorën për dialog dhe mirëkuptim, por jo edhe për provokime nga ana e Serbisë. Nuk e kam ditur se shëtitja ime me barkë në Ujman paraqet kërcënim për sigurinë ndaj Serbisë, e cila pas asaj ngjarjeje vuri të gjithë ushtrinë në gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake. Për mua ajo ishte një ditë e bukur dhe fantastike vjeshte dhe pata dëshirë që të bëja një shëtitje me barkë. Mëështë dukur qesharak mobilizimi i Serbisë dhe vënia e ushtrisë në gjendje të gatishmërisë luftarake.

Marrë parasysh reagimin e Vuçiqit dhe thirrjen e tij në adresë të Putinit dhe amerikanëve, por edhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jen Stoltenberg, si dhe kancelares Angela Merkel, a ju ka kontaktuar ndonjëri prej tyre për të ushtruar trysni ndaj jush?

Hashim Thaçi: Askush fare nuk më ka kontaktuar. Askush asgjë nuk ka thënë. Të gjithë e dinë se askush mua nuk mund të ma ndalojë që të vizitojë territorin e shtetit tim. Kjo është e drejtë e imja kushtetuese dhe ligjore. Nuk ka nevojë që të kërkoj leje nga askush në botë. Por edhe po tëmë kontaktonte ndonjëri prej liderëve botërorë, sërish nuk do ta kisha ndërprerë vizitën time. Ata kanë pasur punë vetëm me Vuçiqin, që t’i ndalin kërcënimet e tij ushtarake dhe lojërat me armë, dhe jo me vizitën time që zhvillova në mënyrë të qytetëruar e të kulturuar.

Si ju pritën serbët në veri të Kosovës?

Hashim Thaçi:Ata më kanë pritur në mënyrë të mrekullueshme, madje më kanë qerasur me kafe. Kemi biseduar në mënyrë të sinqertë dhe hapur dhe nuk ka ndodhur as ma i vogli incident. Nuk ka pasur kurrfarë provokimesh. E tëra ishte një paranojë e presidentit serb, Vuçiq.

Pse ka reaguar presidenti Vuçiq në atë mënyrë?

Hashim Thaçi: Vuçiq gjithmonë prezanton veten si viktimë. Prandaj ai gjithmonë ngre tension në situata të tilla sikur serbët të jenë të sulmuar. Të gjitha ato që ai bën është kryekëput për shkak të interesave dhe dobive të politikës së brendshme. Ai e di fare mirë se nuk mund të sulmojë Kosovën. Po të ndërhynte ai ushtarakisht në Kosovë, sërish do të duhej të zhvillonte luftë kundër NATO-s. Mendoj se ai nuk është edhe aq i marrë.

Me presidentin Vuçiq në Bruksel keni zhvilluar një sërë bisedimesh për demarkimin, gjë qëështë interpretuar në mënyra të ndryshme. Çfarë nënkupton korrigjimi i kufijve, veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës apo diçka krejtësisht tjetër?

Hashim Thaçi: Pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 116 shtete të botës, ndërkaq Kosova është anëtare e mbi 200 organizatave botërore. Fatkeqësisht, jemi të përballur me veton ruse për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara. Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian në mënyrë të qartëia ka bërë të ditur Kosovës dhe Serbisë, se së pari duhet t’i zgjidhim problemet e ndërsjella që të na hapnin rrugën drejt anëtarësimit në BE. Duhet të jem krejtësisht i sinqertë dhe të them se dialogu ndërmjet meje dhe presidentit Vuçiq nuk po zhvillohet sepse ne e duam njëri-tjetrin. I urrej ato takime dhe gjithmonë fitoj kokëdhimbje. Por është në interes të shtetit qëtë ndërtojmë paqe dhe mirëkuptim. Sot, Kosova dhe Serbia po e bllokojnë njëra-tjetrën në vend se të ia lehtësojmë njëra-tjetrës rrugëtimin drejt Evropës. Kurse për mundësinë për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë të përkushtuara edhe SHBA-ja dhe BE-ja. Angazhimi dhe përkushtimi im aktual është i përqendruar në përmbylljen e marrëveshjes së paqes, e cila nënkupton njohjen e ndërsjellë, dhe ajo përfshinë edhe demarkimin dhe korrigjimin e rreth 400 kilometrave të kufirit qe e kemi me Serbinë. Cilat janë dobitë për Kosovën nëse arrihet marrëveshja e paqes? Është njohja e ndërsjellë. Kosovës i hapet rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, kurse edhe pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën do ta njohin atë, e më pas do të na hapet shtegu për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe mundësia e heqjes së vetos ruse për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Natyrisht se Serbia nuk do ta njohë Kosovën si dhuratë Kosovës, por edhe ajo para se gjithash është e përqendruar nëperspektivën e saj evropiane. Sa i përket korrigjimit të kufirit, e mbështes atë. Do të jetë njëkorrigjim historik i kufirit në mënyrë që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovës, por nën kurrfarë kushtesh nuk mund të bisedojmë për Mitrovicën, Ujmanin e Trepçën. Natyrisht, do të jetë një proces mirëkuptimi, një proces paqeje dhe një marrëveshje e ndërsjellë. Nëse presidenti Vuçiq dhe unë dakordohemi për marrëveshje të paqes, askush nuk do të mund të jetë kundër saj. Shumë më e i rrezikshëm ka qenë korrigjimi i kufirit ndërmjet Gjermanisë Lindore dhe Gjermanisë Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore sesa ky i sotmi. E njëjta vlen edhe për demarkimin e kufirit ndërmjet Çekisë dhe Sllovakisë, e më pas edhe Holandës dhe Belgjikës. Po e ndjek edhe demarkimin mes Kroacisë dhe Sllovenisë, e di se ka kritika të shumta në atë proces, siç ka edhe ndaj idesë sime për demarkimin mes Kosovës dhe Serbisë. Me idenë dhe propozimin tim i shmangem ndarjes së Kosovës, si dhe krijimit të një asociacioni të komunave serbe, që në njëfarë mënyrë do të ishte një “Republika Srpska” e re në Kosovë, e cila do të ishte krejtësisht jashtë funksionit të Republikës së Kosovës. Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. E gabuar është qasja e atyre që e krahasojnë Kosovën me Bosnjë dhe Hercegovinën. Bosnjë dhe Hercegovina është një problem krejtësisht i ndryshëm, më i ndërlikuar dhe më i vjetër dhe i cili do të jetë më i vështirë për t’u zgjidhur sesa problemi i Kosovës. Për demarkimin kam biseduar edhe me përfaqësuesit e Malit të Zi dhe të Maqedonisë të cilët më mbështesin dhe më inkurajojnë për arritjen e marrëveshjes së paqes me Serbinë, e cila do të rezultonte me njohjen e ndërsjellë. Nëse çështja e Kosovës do të jetë precedent, do të jetë një precedent pozitiv, në asnjë mënyrë negativ. Në rast të arritjes së marrëveshjes, me të assesi nuk do t’i rrezikojmë shtetet mike në rajon.

Pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE-së kanë kundërshtuar idenë tuaj për demarkim duke e konsideruar atë si një precedent të rrezikshëm? Edhe kryeministri kosovar Haradinaj po e kundërshtonnjë ide të tillë?

Hashim Thaçi: Disa miq të mi nga BE-ja kanë rezerva ndaj idesë sime. Por pyetja ime për ata është: cila është alternativa? A kanë ata ide apo zgjidhje tjetër? Nuk kanë! Nga njëra anë, ata po kërkojnë pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, kurse nga ana tjetër nuk kanë kurrfarë ideje se si duhet ardhur deri te ai pajtim. Që tashmë 11 vjet po i lus që edhe pesë shtetet e mbetura anëtare të BE-së ta njohin Kosovën, por kjo ende nuk ka ndodhur. Nëse vjen deri te marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, mua më kanë premtuar katër shtete anëtare të BE-së qëmenjëherë do ta njohin Kosovën. Sepse, kur Serbia e njeh Kosovën, atëherë askush nuk ka më arsye që të mos e njohë atë. Debati në Kosovë, për dhe kundër idesë sime, ekziston sikurse edhe në çdo shtet tjetër demokratik. Mendoj se kjo është e shëndetshme për demokracinë dhe institucionet, por edhe për shoqërinë. Në fund, sërish do të jemi të bashkuar për anëtarësimin në BE. Ideja ime nuk është ide të cilën e dua shumë dhe këtu do të doja të thirresha në parime, por dua të jem pragmatik, sepse i hap dyert rrugëtimit euroatlantik të shtetit tim, por gjithmonë duke ruajtur karakterin shumetnik në Kosovëdhe që kufijtë të mos jenë në baza etnike.

Tërë kohën po flisni rreth asaj se çfarë do të fitonte Kosova, por çfarë do të fitojnë serbët në këmbim dhe çfarë po kërkojnë ata?Hashim Thaçi: E kam prezantuar idenë dhe projektin tim, por nuk mund të flas në emër të Serbisë. Ata ende nuk kanë vendosur asgjë në tavolinë. Dosido, marrëveshja do të jetë gjithëpërfshirëse, në të do të flasim edhe për personat e zhdukur, çështjen e kishës ortodokse serbe, pronën, zhvillimin ekonomik, për mundësinë e kthimit të personave të zhvendosur në Kosovë dhe për çështje të tjera të shumta.

Kohëve të fundit po zhvillohet një polemikë e ashpër, jo vetëm në Kosovë por edhe në botë, pas procedimit të ligjit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri profesionale. A e mbështesni ju një propozim të tillë marrë parasysh se mediat kosovare dhe serbe kanë shkruar për debatin tuaj pro dhe kundër?

Hashim Thaçi: Kjo është vetëm një çështje muajsh. Po punojmë në miratimin e një ligji adekuat dhe besojmë se ky ligj do të mund të jetë i gatshëm deri në fund të këtij viti. Do të jenë forca të reja, forca shumetnike, të cilat do të marrin në konsideratë përfaqësimin gjinor dhe standardet e NATO-s. Si edhe çdo shtet tjetër sovran, edhe ne kemi të drejtë të kemi ushtrinë tonë. Fundja, kemi pasur ushtri para shtetit. Por, ja qëështë dashur që të kalonim nëpër disa procedura të transformimit. Asnjëherë nuk kam qenë kundër, jam vetë nismëtari i idesë për themelimin e ushtrisë. Por duhet të punojmë në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, sepse neve nuk na duhet një ushtri e izoluar, por një ushtri që do të jetë e integruar në NATO. Pra është një proces gradual në bashkërendim me partnerët tanë. Po të isha kundër ushtrisë së Kosovës, do të isha i çmendur. Në fund, jam komandanti suprem i ushtrisë së Kosovës, ja në zyrën time është edhe uniforma ime e parë.

Sa jeni të kënaqur me gjendjen e përgjithshme politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë?

Hashim Thaçi: Kosova është një shtet që po kalon në një tranzicion sikurse edhe vendet e tjera. Ajo po kalon në një proces të zhvillimit ekonomik, po presim që sa më parë të anëtarësohemi në Interpol, që sa më parë të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave, që në muajt e ardhshëm ta themelojmë ushtrinë. Po punojmë në reforma në drejtësi, shëndetësi dhe institucione të tjera shtetërore. Parësore për ne është që të drejtat e pakicave të respektohen në mënyrë afirmative. Problemi më i madh për ne është papunësia. Duhet të punojmë shumë në atë drejtim dhe ky është prioriteti ynë i sotëm, por edhe në të ardhmen. Vërtet jam i kënaqur, sepse rrëfimi për Kosovënështë rrëfim suksesi.

Si e komentoni referendumin për ndërrimin e emrit të Maqedonisë?

Hashim Thaçi: Marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisëështë rruga e vetme e drejtë, e cila mund t’ia sigurojë Maqedonisë të ardhmen euroatlantike. I kam ndjekur zhvillimet nga afër dhe kam vërejtur se opinioni publik në Maqedoni nuk ka qenë mirë i përgatitur për diçka të tillë. Maqedonasit janë pengje të ndjenjës nacionaliste të sa kaluarës dhe kjo i mban ata pengje tësë ardhmes. Së voni kam vizituar Maqedoninëdhe Kosova i ka dhënë mbështetje të plotë marrëveshjes së tyre me Greqinë. Ne u kemi bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni që të dalin masivisht në referendum, gjë që ata e bënë. Mendoj se megjithatë kjo është dëshmia e parë e miratimit të marrëveshjes, e cila tani nuk duhet të ndalet. Forcat progresive e përparimtare do të bashkohen dhe ta vazhdojnë atë proces në mënyrë që ta përmbyllin, sepse në të kundërtën çmimi do të jetë i madhpër Maqedoninë dhe qytetarët e saj. Kushdo qëdo të vijë në pushtet në Maqedoni, nuk do të mund ta largojë nga tavolina propozimin për anëtarësimin e këtij vendi në NATO dhe BE, sepse stabiliteti i Maqedonisë përbën edhe stabilitet të Kosovës.

Si i komentoni zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë?

Hashim Thaçi: Së pari dua të falënderoj z. Komshiq për deklaratat e tij për njohjen e Kosovës, sepse ai e ka thënë pikërisht atë që duhet thënë një lider në Bosnjë e Hercegovinë. Sot, marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë më konstruktive se marrëdhëniet Kosovë-BeH, gjë qëështë absurde. Krejt kjo po ndodh për shkak të kërcënimeve të Dodikut në adresë të përfaqësuesve kroatë dhe boshnjakë të Kryesisë së Bosnjë dhe Hercegovinës. E kuptoj se vendimet e Kryesisë duhet të merren me konsensus, por është e padrejtë që përfaqësuesit dhe kroatë në Kryesi të mos e mbështesin hapur pavarësinë e Kosovës. Jo pa arsye Dodik i ka kapë dhe do të vazhdojë t’i kapë ata për hunde.

Si i vlerësoni marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Kroacinë?

Hashim Thaçi: Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë kanë qenë, janë dhe do të jenë të interesit strategjik. Shqiptarët e Kosovës, për të cilët krenohemi shumë, kanë dhënë gjakun e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë duke luftuar kundër të keqes së përbashkët. Njëherësh, Kroacia është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Rrënjët e bashkëpunimit tonëjanë të thella dhe askush nuk mund të cenojë marrëdhëniet tona. Dëshira jonëështëqë t’i bashkohemi Kroacisë dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Sa i përket ekonomisë, mendoj se bashkëpunimi do të mund jetë edhe më i mirë, dhe që investitorët kroatë të vijnë në numër edhe më të madh në Kosovë, sikurse edhe ata kosovarë në Kroaci.

Po flisni për marrëdhëniet e mira me Kroacinë. Kohë më parë keni dalë me nismën tuaj që pakica kroate të ketë përfaqësues të saj Kuvend?

Hashim Thaçi: Me t’u ndërruar Kushtetuta, pakica kroate, por edhe ajo malazeze do të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Tani që të gjitha komunitetet e tjera në Kuvend kanë përfaqësuesit e tyre dheështë e padrejtë që të njëjtit të mos i kenë edhe kroatët e malazezët.

A i druani provokimeve të reja të Serbisë të cilat do të mund të shkaktonin konflikte etnike në Kosovë?

Hashim Thaçi: Provokimet nga ana e Serbisë kurrë nuk do të ndalen, qofshin ato në kuptimin mediatik apo politik, por nuk besoj se do të ketë më provokime ushtarake. Nëse serbët ndonjëherë do të tentojnë që të provokojnë apo të përpiqen që të bëjnë çfarëdo ushtarakisht, sikurse deri më tani, do të humbasin. Humbja do të ndihet më shumë në Beograd sesa në territorin e Kosovës.

A jeni lodhur nga politika dhe a synoni që të tërhiqeni? A mund të ndodhin zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkak të mospajtimeve me kryeministrin Haradinaj?

Hashim Thaçi: Nuk jam lodhur nga politika, politika është lodhur nga unë. Tashmë dy dekada jam në politikë, por jam në vjetët më të mira. Dhe derisa qytetarët e vendit tim më japin besimin, do të qëndroj në politikë. Besimi i qytetarëve më jap energji konstante. Mund të them se i kam jetësuar dy qëllime jetësore që janë edhe qëllime historike të Kosovës dhe të kosovarëve, e ato janë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Qëllimi im i tretëështë anëtarësimi në NATO dhe BE, qëllim ky shumë më i lehtë, por që kërkon që të tregojmë mençuri dhe durim. Konsideroj se përvoja ime politike është e rëndësishme për shoqërinë kosovare. Por, ajo që mund tëua them dhe tëua pranoj është se nuk do të kthehem më në Kuvend, siç nuk do të kthehem as në parti politike. Nëse ndryshon mënyra e përzgjedhjes së presidentit, dhe që në vend ta votojë Kuvendi ta votojnë qytetarët, atëherë do të kandidojë dhe me siguri do ta fitojë besimin e qytetarëve. Nuk dua të jem më pjesë e lojërave politike. Dua të udhëheq shtetin me përkrahjen që ma japin qytetarët, e jo partitë politike përmes kalkulimeve matematikore në Kuvend. Deri më tani nuk ka kurrfarë indiciesh që do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse koalicioni është stabil dhe besoj se qeveria do ta kryejë mandatin e saj deri në fund. Në të gjitha shtetet demokratike ka raste të pikëpamjeve të ndryshme ndërmjet presidentit dhe kryeministrit dhe kjo është krejtësisht normale.