SHPËRNDAJE

Ministria serbe e mbrojtjes ka botuar një libër nga ish-shefi i shtabit i Ushtrisë Jugosllave Nebojsha Pavkoviq, i cili aktualisht po vuan dënimin me burg për krime lufte në Kosovë.

Medija Centar Odbrana, një shtëpi botuese që është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, ka publikuar librin e Nebojsa Pavkoviq për fushatën ushtarake të NATO-s kundër forcave të Beogradit në Kosovë në vitin 1999, njoftoi të mërkurën gazeta serbe Blic.

Ish-gjenerali, i cili po vuan dënimin me 22 vjet burg në Finlandë pas dënimit të tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në vitin 2009, shkroi një ditar me katër vëllime me titull: “Batalioni i Tretë në ‘Përqafimin e Mëshirshëm të Engjëllit për 78 ditë’, raportoi Blic.

Pavkoviq ishte komandanti i Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllave gjatë luftës së Kosovës. “Engjëll i Mëshirshëm” është emri ironik që zyrtarët serbë dhe mediat i dhanë operacionit të NATO-s, i cili zgjati 78 ditë dhe kishte për qëllim t’i jepte fund goditjes së Beogradit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Libri u promovua në Panairin e Librit në Beograd. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ditari i Pavkoviqit është pjesë e një serie librash që lidhen me kujtimet e ish-pjesëmarrësve të luftës së vitit 1999.

“Ish-shefi i shtabit vuri në dukje heroizmin e mbrojtësve të atdheut gjatë agresionit të NATO-s, por edhe momentet kontestuese gjatë konfliktit të vitit 1999, siç janë mosmarrëveshjet me Ministrinë e Brendshme, dezertimet dhe detajet e tjera të panjohura të kohës,” tha ministria në faqen e saj.

Sipas ministrisë, libri gjithashtu lavdëron kolegët e kohës së luftës të gjeneralit, siç janë gjenerali Vladimir Lazareviq, i cili u dënua së bashku me Pavkoviqin dhe u prit si hero nga qeveria serbe kur doli nga burgu në vitin 2015.

Në vitin 2017, Lazareviq u ftua nga Ministria e Mbrojtjes të mbante një leksion në Akademinë Ushtarake Serbe, gjë e cila u dënua nga Bashkimi Europian.

Autoritetet serbe kanë mirëpritur kriminelë të tjerë të liruar të luftës dhe i kanë ndihmuar ata të bëhen pjesëmarrës aktivë në jetën publike dhe politike.

Ish-oficeri i Ushtrisë Jugosllave Veselin Sljivançanin, i cili kreu në burg për krime lufte lidhur me luftimet rreth Vukovarit në Kroaci, është një mysafir i shpeshtë në eventet e mbajtura nga Partia Progresive e presidentit Aleksandër Vuçiq.

Një tjetër krimineli të dënuar lufte, ish zv/kryeministrit Nikola Shainoviq, iu dha një post zyrtar në Partinë Socialiste, e cila është partneri kryesor i koalicionit të Progresistëve.
Organizatorët e Panairit të Librit të Beogradit të sponsorizuar nga shteti, gjithashtu i dhanë një stendë “Serbisë së madhe”, shtëpia botuese e kriminelit të dënuar të luftës, kreut të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Shesheli.

Faqja serbe e internetit Mondo njoftoi të mërkurën se disa fëmijë shkollash fillore dhe të mesme vizituan stendën e Sheshelit duke i kërkuar autografe dhe duke bërë fotografi.