Heqja e dinarit serb nga tregu, Kurti: Euroja si valutë e vetme në Kosovës, e panegociueshme!

0
22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk negociohet për çështjen e shtrirjes së euros si valutë e vetme.

Kësisoj kuptohet se Kurti nuk përfill kërkesën e vendeve të QUINT-it për shtyrje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në territorin e Kosovës.

Kurti thotë se euroja si valutë e vetme në Kosovës është e panegociueshme.

“Vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës janë vendime të pavarura se BQK është institucion i pavarur, rregullat që ata i sjellin, rregulloret që ata i miratojnë janë krejtësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin dhe unë besoj se duhet ta lëmë të qetë BQK-në dhe guvernatorin Ahmet Ismailin që ta bëjë punën e tij ashtu sic e ka fituar besimin në kuvendin e republikës sonë. Ai po bën punë shuëm të mirë dhe e ka shpjeguar gjerë e gjatë dhe qartë e saktë se kë do të kemi probleme që mund të ketë me një valutë të huaj, mirëpo në Kosovë e vetmja valutë e shkëmbimit e shitblerjes është euroja. Ne nuk dëshirojmë të ndëshkojmë askënd por vetëm të sjellim ligjshmëri, kushtetushmëri dhe rregullsi edhe në veriun e Kosovës e gjithandej ku ka serbë në Kosovë që janë një komunitet i cili po ashtu mua më ka kryeministër e Ahmet Ismailin e ka guvernator. Jemi dëshmitarë që masat që i kemi ndërmarrë si qeveri, shumica dërmuese e tyre për të mos thënë të gjithë kanë gjirollogari bankare në bankat r Kosovës dhe nëse nuk r kanë rdhe hapjen e një xhirollogarie e mirëmbajtjen e saj e kanë falas. Pra, në katër komunat në veri të Kosovës janë katër degë të bankave dhe janë 15 institucione financiare jobankare ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe do të mund të merren në euro. Euroja është valutë e cila na vjen nga Bashkimi Evropian ne nuk jemi duke i thënë askujt merr valutën lekë të Shqipërisë as ndonjë valutë të re dardanë të Kosovës por, euron. Euro si mjeti i vetëm i pagesës dhe shitblerjes i përcaktuar në mënyrë të qartë në RKS nuk është një cështje e negociueshme”- tha Kurti.

Nesër me datë 1 shkurt hyn në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që thotë se euroja është e vetmja valutë e pagesave dhe shitblerjeve me para të gatshme në Kosovë. Në komunat me shumicë serbe vazhdon të përdoret valuta e Serbisë, dinari si mjet pagese, përkundër që Kosova nga viti 2002 ka përvetësuar valutën euro.


Top Channel