SHPËRNDAJE

Mateo Kovacic ka refuzuar që të flas për të ardhmen e tij, dhe ka preferuar që të flas vetëm për kohën e tij në Chelsea.
Mesfushori kroat erdhi në Londër si i huazuar për një stinor nga Real Madridi, dhe deri më tani është duke shkëlqyer nën urdhëratë e Maurizio Sarrit.

“Është shumë herët për të folur për të ardhmen time, jam këtu dhe shumë i lumtur”, ka thënë kroati.

“Të luash rregullisht është mirë, edhe pse jam pak i lodhur. Nuk jam mësuar që të luaj kaq shumë ndeshje, dhe këtu futbolli është më i vështirë”.

“Ne kemi një skuadër të madhe, tifozë dhe qytet të shkëlqyer. Më pëlqen shumë këtu”.

Chelsea sot arriti të fitoj ndaj Burnley me rezultatin 4-0 sy mysafir, dhe është në vendin e dytë me 24 pikë, dy më pakë se Liverpooli në vendin e parë.