SHPËRNDAJE

Kështu thuhet në rregulloren e RFEF. Me Conten që tashmë nuk është në listë, Solari mund të jetë një trajner i përkohshëm, më vetëm 14 ditë deri në emërimin e trajnerit zyrtar
Së pari pas shkarkimit Julen Lopetegui nga pozita e tij e trajnerit, e cila gjë pritet që të zyrtarizohet në orët në vazhdim, mandej Real Madrid do të emërojë Santiago Solarin si trajner të përkohshëm të skuadrës së parë. Argjentinasi do të mbetet në postë maksimumi dy javë para se klubi të gjej pasuesin definitiv të Lopeteguit dhe ta regjistrojë atë në Federatën e Futbollit të Spanjës.

Kështu thuhet në rregullat e ligjet e RFEF, që citohen në nenin 60, në lidhje me trajnerët dhe licencat e tyre:

I. Nëse një trajner shkarkohet pasi që gara ka filluar, klubi është i detyruar të gjej një trajner të ri, i cili është i licencuar për këtë kategori brenda një afati kohor, maksimum dy javorë.

Trajneri i përkohshëm për katër ndeshjet e radhës

Kjo do të thotë që pasi Lopetegui të shkarkohet, Real Madridi duhet të gjej një zëvendësues të përgjithshëm brenda 14 ditëve. Mundësia që Madrid të sjell Antonio Conten tashmë nuk është në plan pasi që disa nga lojtarët dhe drejtuesit nuk e duan atë, kështu që italiani nuk do të jetë trajner i ri i Madridit. Trajneri i Real Madrid Castilla, Solari, është zgjedhje e Florentinos për ta marrë stolin por ai do të jetë në detyrë vetëm për ndeshjet me Melilla (31 tetor, Copa del Rey), Valladolid (3 nëntor, La Liga), Viktoria Plzen (7 nëntor, Liga e Kampioneve) dhe Celta (11 nëntor, La Liga).

Madrid po ashtu duhet të gjej edhe një trajner të përkohshëm për ndeshjet e Castillas derisa Solari do të jetë me skuadrën e parë. Pas të kalojnë k14 ditë, Solari nuk do të jetë në gjendje të jetë trajner i përkohshëm dhe klubit do ti shqiptohet gjobë pse nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Lopeteguit.