SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, gjatë qëndrimit të saj në Minsk të Bjellorusisë, ka folur edhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se rezultati i dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel duhet jetë një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e Kosovës.

“Beogradi është i përkushtuar për dialogun dhe gjetjen e një kompromisi nëpërmjet dialogut”, ka thënë ajo, raporton ‘Novosti’.

Kryeministrja serbe ka thënë se dialogu nuk është një proces i lehtë, por ka thënë se është e vetmja mënyrë për stabilizimin afatgjatë të raporteve Kosovë-Serbi

Ajo ka folur edhe për qëndrimin e Gjermanisë kundër idesë për korrigjim të kufijve, duke thënë se vendosja e vijave të kuqe e vështirëson dialogun.

Në këtë takim në Minsk të Bjellorusisë është duke marrë pjesë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai është gjatë ditës është takuar ndaras me ambasadorin gjerman Wolfgang Ischinger dhe komisionarin e BE-së, Johanes Hahn, me të cilët ka diskutuar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe gjithashtu edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këto takime nuk e ka përmendur fare çështjen e korrigjimi të kufijve.