SHPËRNDAJE

Islami i Ballkanit nuk është radikal dhe aktualisht përfaqëson një pengesë dhe jo një urë të depërtimit në Europë të ideve të Islamit radikal, u theksua në konferencën me temë “Islami i Ballkanit një pengesë apo urë për radikalizimin?”, të zhvilluar në Sofje.

Në të njëjtën kohë, në këtë konferencë u shprehën edhe shqetësimet lidhur me faktin se tensionet, ndarjet etnike dhe nacionalizmat në disa vende të Ballkanit mund të hapnin dyert e Islamit radikal.

Sipas ekspertëve, në këtë moment rreziku i veprave grupeve terroriste nga grupe radikale islamike në territorin bullgar ishte minimal.

Arsyeja është se shumica e myslimanëve bullgarë (rreth 800 mijë në një popullsi pak më shumë shtatë milionë banorë) praktikojnë Islamin tradicional, i cili mund të quhet i moderuar, shtuar faktin se ajo është e mirintegruar në shoqëri dhe është e përfaqësuar në jetën politike të vendit.

U theksua gjithashtu se nuk ka dëshmi që luftëtarë xhihadistë bullgarë të jenë të pranishëm në konfliktet në Lindjen e Mesme.