SHPËRNDAJE

Nga sot, 1 nëntor, një polic i trafikut mund t’ju dënojë nëse nuk keni goma dimërore në veturë vetëm nëse bie borë, por kjo nuk do të thotë se është e sigurt të ngasësh veturën me goma verore, përcjell presheva.com.

Shkalla e thellësisë së vijave të gomave e të dimrit, nuk duhet të jetë më i vogël se 4 milimetra.

Nga ana tjetër, ngasja me goma verore mbi borë jo vetëm që ju ekspozon ndaj denimit, por edhe pasigurisë pranë timonit.

Kushdo që shkakton aksidentin ose merr pjesë në aksident dhe nuk ka goma dimri mund të marrë deri në 45 ditë burg, ndërsa gjoba është nga 6,000 deri në 20,000 dinarë për personat fizikë dhe për personat juridikë nga 100,000 deri në 800,000 dinarë./presheva.com/