SHPËRNDAJE

Shkarkimi i Julen Lopeteguit nga pozita e trajnerit të Real Madridit e solli Santiago Hernan Solarin në këtë pozitë, dhe tani lojtarët do të duhet t’i përshtaten stilit të tij. Argjentinasi është duke tentuar t’i ndryshojë shumë gjëra te lojtarët, stadi, stili, mendësia në mënyrë që ta theksojë dallimin mes tij dhe paraardhësit të tij.
Kthimi i Antonio Pintusit

Një nga vendimet e para të Solarit ishte ta kthente Antonio Pintusin si trajner të fitnesit, vendim i cili u mirëprit nga lojtarët. Pintusi kishte ardhur në Real Madrid pas rekomandimit të Zinedine Zidanet në vitin 2016. Por, Lopetegui e kishte skuadrën e tij dhe Pintusi ishte opsion i dytë, por Oscar Caro nuk arriti asnjëherë ta ketë të njëjtën lidhje me lojtarët.

Skena e re e Viniciusit

Lopetegui mendonte se Viniciusit, të cilin e kishte transferuar për 45 milionë euro, i nevojitej më shumë kohë për t’u përshatur me futbollin në Spanjë dhe me një klub të nivelit të Real Madridit. Por, Solari i beson më shumë brazilianit, me të cilin kishte punuar gjatë këtij sezoni në Real Madrid Castilla.

Courtois do të jetë portieri i parë

Përderisa Lopetegui nuk kishte marrë një vendim të qartë për dy portierët e tij, Thibaut Courtois dhe Keylor Navas, pasi që vendoste se cili do të jetë startues para çdo ndeshje. Ndërsa, Solari ka vendosur që belgu do të jetë portieri i parë, ndërsa Navasi do të luajë në ndeshjet e kupës.

Mungesa e përvojës

Solari ishte pensionuar në vitin 2011 dhe pas shtatë viteve ai është bërë trajneri i klubit më të suksesshëm në botë. Ai e ka stërvitur vetëm Real Madrid Castillan dhe kjo mungesë e përvojës mund të jetë vendimtare nëse ai mbetet trajner i “Los Blancos”.

Stile të ndryshme

Nën menaxhimin e Lopeteguit, Real Madridi kritikohej se nuk kishin stil të mirë të lojës dhe pasardhësi i tij e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta dominojë posedimin e topit, por të luajë me më shumë pasion, ide kjo që u ka pëlqyer tifozëve të Real Madridit.

Menaxhimi i zhveshtores

Pas disfatës ndaj Barcelone, kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos, kishte thënë se menaxhimi i zhveshtores është më i rëndësishëm se njohuritë e trajnerit. Këtë gjë besohet se Solari mund t’ia ofrojë lojtarëve të klubit madrilen, pasi që ai gjatë karrierës së tij kishte luajtur përkrah Zinedine Zidanet, Luis Figos, Ronaldos dhe David Beckham.

Mënyra e transmetimit të ideve

Mesazhet e Solarit janë më të qarta dhe më të drejtpërdrejta dhe ai e nxit edhe anën emocionale e lojtarëve. Ndërsa, Lopetegui akuzohej se nuk arrinte t’i transmetonte mesazhet e tij, jo vetëm në konferencat për shtyp, por edhe në bisedat me lojtarët.