SHPËRNDAJE

Sipas mediave spanjolle ishin dy arsyeje që bënë që Antonio Conte mos të nënshkruajë me Real Madridin
OKDario ka shkruar sot se bisedimet në mes të Antonio Conte dhe Real Madridit u ndërprenë për shkak të dy kërkesave në të cilat italiani nuk lëshojë pe.

Conte ka kërkuar kontratë me minimumi dy vite dhe në rast shkarkimi me dëmshpërblim për ta zëvendësuar Julen Lopetegui.

Një kërkesë tjetër e italianit ishte që të këtë kontroll të plotë në skuadër.

Real Madridi nuk i ka dhënë kontroll totale një trajneri që nga koha e Jose Mourinhos dhe ky fakt duket se ishte kryesor që dy palët të mos dakordohen për të ardhmen e tyre.