Kontrata historike e Messit është e shkruar në një pecetë – mësohet çmimi fillestar i saj që do të dal në ankand – Telegrafi

0
58

Një pecetë e shkruar në mënyrë joformale njihet si kontrata e parë e Lionel Messit me Barcelonën, dhe ajo do të dalë në ankand në mars me një çmim fillestar prej 381,000 dollarëve, njoftoi të mërkurën shtëpia britanike e ankandeve Bonhams.

Një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e futbollit është peceta e famshme dhe unike ku shkruhet premtimi i 13-vjeçari Lionel Messi do të luajë për FC Barcelonën.

Peceta u nënshkrua në dhjetor të vitit 2000 kur Carles Rexach, atëherë drejtori sportiv i Barçës, ra dakord me babanë e Messit, Jorge dhe agjentin Horacio Gaggioli për nënshkrimin e adoleshentit argjentinas, i cili në vitet në vijim u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit katalanas dhe një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

jë moment kyç në historinë e futbollit të Messit erdhi pasi Rexach ftoi babain e Messit për drekë për shkak të shqetësimeve të tij për mungesën e marrëveshjes për një transferim në një klub spanjoll.

“Në Barcelonë, më 14 dhjetor 2000, dhe në prani të zotërinjve Minguella dhe Horacio, Carles Rexach, Drejtor Sportiv i FC Barcelona, ​​pranon, nën përgjegjësinë e tij dhe pavarësisht nga çdo opinion i kundërt, të nënshkruajë një kontratë me lojtarin Lionel Messi, me kusht që të mbajmë shumat e dakorduara”, shkruhet në pecetën e klubit të tenisit Pompeia.

Deklarata në pecetë u nënshkrua nga Carles Rexach dhe Josep Minguella, konsulenti i transferimeve të klubit që së bashku me Rexach organizuan periudhën e provës së Messit dhe agjenti argjentinas Horacio Gaggioli.

Marrëveshja, e ratifikuar nga presidenti i atëhershëm i klubit, Joan Gaspart, u nënshkrua zyrtarisht një muaj më vonë, ku Barcelona përfundoi nënshkrimin e Leo Messit, duke shënuar fillimin e qëndrimit të tij 20-vjeçar në klubin katalanas.

Në Barcelonë, Messi fitoi 34 trofe dhe bëri rekord 782 paraqitje dhe shënoi 674 gola./Telegrafi/