SHPËRNDAJE

Ju me siguri mendoni se dini si t’i pastroni duart, pasi që këtë proces e bëni disa herë gjatë ditës (po supozojmë, shpresojmë të kemi të drejtë).

Por, siç duket 97% e amerikanëve i pastrojnë duart gabimisht, sipas të dhënave nga Departamenti i Agrikulturës së SHBA-së.

Ekspertët amerikanë kanë zbuluar se kur është fjala për pastrimin e duarve, njerëzit i bëjnë zakonisht dy gabime: nuk i pastrojnë mjaftueshëm, dhe i thajnë duart me peshqir të ndyrë.

Në mënyrë që të rritet vetëdënimi se si shprehia e pastrimit të duarve mund ta reduktojë shpërndarjen e mikrobeve, sëmundjeve dhe gripave, ky është procesi që duhet ta ndiqni për t’i pastruar duart mirë:

– Lagni duart me ujë të pastër – Filloni t’i fërkoni duart, por siguroheni se i pastroni edhe në pjesët e sipërme dhe mes gishtave.

– Pastroni duart për të paktën 20 sekonda

– Në fund shpërlani duart prapë me ujë të ftohët

– Duart pastaj thani me një peshqir të pastër, që nënkupton se peshqir nuk duhet të jetë i përdorur më shpesh se tri herë Kur duhet t’i pastroni duart? Çfarë rekomandojnë ekspertët?

– Duart duhet pastruar para, gjatë dhe pas prekjes së ushqimit

– Para çdo shujte

-Para dhe pasi të kontaktoni me një person të sëmurë

– Para dhe pas pastrimit të plagëve

-Pas teshtimës, kollitjes apo fryrjes së hundëve

-Pas përdorimit të tualetit

– Nëse ia keni ndërruar bebes pelenat

– Kurdo që luani me kafshë shtëpiake

– Pasi keni prekur bërllokun.