SHPËRNDAJE

Pas portave të kampit të përqendrimit nazist në Aushvic fshihet një prej maktheve më pak të njohura të Luftës së Dytë Botërore: një shtëpi publike për të burgosurit. Mbi 78 vite parë, Heinrich Himmler konceptoi një plan të keq për të rritur produktivitetin e të burgosurve duke urdhëruar hapjen e shtëpive publike në të gjitha kampet e përqendrimit naziste të gjithë Europës. Plani parashikonte një sistem bonus për të burgosuritr: në qoftë se punonin shumë do të “shpërbleheshin” me një vizitë në shtëpinë publike. E para nga Lagerbordell, u hap në vitin 1942 në Mauthausen, Austri dhe të tjera pasuan në Ravensbrouk, Buchenwald, Dakau dhe Flosenbourg: gjithsej dhjetë. Dy nga shtëpitë më të mëdha operonin në Aushvic, Poloni, një në bllokun 24 prapa portës me mbishkrimin e famshëm “Arbeit Macht Frei” ( «Puna çliron”). Rreth 1.1 milion njerëz u vranë në kampin famëkeq, të tjerë në dhomat e gazit, të tjerët u ekzekutuan, të tjerë vdiqën nga torturat, nga lodhja nga puna e detyruar dhe uria. Zbatimi i projektit iu besua mjekutSS, Siegfried Svetlla, i cili hartoi “rregullat e fuksionimit” së bordellove dhe urdhëroi stafin mjekësor të kampit për të siguruar pastërtinë e burrave dhe grave të burgosura, gra të sterilizohen ndërsa gjatë marrëdhënies, lejohej vetëm qëndrimi misionar.

Svetlla madje kërkoi që rojet e kampit të monitorojnë ngjarjet nga “syri” i dyerve dhe të sigurohen që gratë nuk shpenzojnë më shumë se një çerek ore me çdo të burgosur. Dhe vendosi rregulla strikte në bazë të kombësisë së nazistëve: vetëm gjermanët mund të shkonin me gjermanët, sllavët me sllavet, ndërsa ndalohej kategorikisht për Judenjtë dhe rusët vizita në Lagerbordell. Luftëtarë të rezistencës vranë Svella para se mund të zbatonte planet e tij, por të dy shtëpitë publike u hapën më në fund në Gusht dhe Nëntor 1943 nën komandën e një bishe tjetër SS, të Oswald Kantouk. Menaxherët e programit të tmerrshëm premtonin kushte më të mira të jetesës dhe racione më të mëdha ushqim për të burgosurit jo-hebrenj që regjistroheshin.

Të moshës 20-29 vjeç më të shumtat, detyroheshin të pranonin një mesatare prej gjashtë deri në tetë burra çdo natë, ndërsa “punonin” dhe të Dielave pasdite. Një total prej 21 të burgosuash “punuan” në shtëpitë publike në Aushvic. Të burgosurit e skeletosur që zgjidheshin për të vizituar Sonderbauten (ndërtesa të veçanta, siç quheshin) u nënshtroheshin ekzaminimeve mjekësore poshtëruese, ndërsa u vendosnin krem dezinfektues në organet gjenitale.

I zgjidhte administrata e kampit. Thërrisnin të gjithë emrat e “fatlumëve” dhe i detyronin të shkonin në shtëpitë publike, pavarësisht nëse donin apo jo, nëse ishin të sëmurë apo të rraskapitur. “Kur arrinin furnizime të reja të burgosurish në kamp shkonin burra të SS në ndërtesë dhe thoshin se kërkojnë gra për një punë të lehtë”, thotë Igas Bounalska i Grupit Studimor Aushvic. “Disa ofroheshin vullnetarisht, por disa ndryshonin mendim kur mësuan se çfarë donin. Zgjodhnin më të bukurat dhe të shëndetshmet dhe i dorëzuan për një ekzaminim mjekësor. shtoi vetëm se nga ato që i kishin thënë do të ishte një punë e lehtë dhe do t’i jepnin shumë bukë. Ai i tha: “Kjo punë do të thotë që do të jesh në kontakt me burrat. Do të bëj një operacion të vogël që mos mbetesh kurrë shtatzënë. Mendohu mirë, edhe nëse me këtë mënyrë mund të mbijetosh në Aushvic. Je e re, ndoshta dëshiron të bëhesh nënë në të ardhmen dhe nuk do të jetë më e mundur “. Dhe ajo u përgjigj se ajo nuk i interesonte të bëhej nënë.

Ajo që deshte ishte një copë bukë Nuk ishin vetëm të burgosurit që vizitonin shtëpitë publike . Edhe pse u ndalohej rojeve dhe oficerëve SS për të fjetur me gratë që nuk ishin gjermane, shumë shfrytëzuan rastin, thotë Igas Bounalska. “Për shkak të ligjeve raciste që aplikonte Raich u ndalohej gjermanëve që të përdornin shtëpitë publike,” thotë Igas Bounalska. “Por ne e dimë se kishte ushtarë që e bënin.

Ushtarë gjermanë, si dhe të tjerë që shërbenin në SS, ukrainas, bjellorusë dhe të tjerë. Duket se ushtarët i përdornin shpesh, pasi në shumë dëshmi gjejmë informacione në lidhje me faktin se gratë që “punonin” aty dinin të gjitha lajmet e fundit nga frontet e luftës. Sigurisht ushtarët e bënin në mënyrë të paligjshme, ndoshta duke i dhënë ryshfet Kantouk Oswald, i cili ishte përgjegjës për shtëpitë publike.

“Pak informacione ekzistojn ënë lidhje me çfarë ka ndodhur me gratë e mbijetuara që punonin në shtëpitë publike. “Të Puna në to u jepte atyre mundësinë për të mbijetuar”, thotë Bounsalka. “E di që ne e shohim sot nga një perspektivë tjetër, por këto gra kishte vetëm dy opsione: ose shtëpitë publike dhe mbijetesën ose dhomat e gazit” …