SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar lidhur me vizitën e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz në Kosovë ku ai i ka dhënë mbështetje çfarëdo marrëveshje të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në fazën finale të dialogut.

Haradinaj ka thënë se korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë për të është çështje e vdekur.

“Për bindjen time ajo ide ju kam tregu ka vdekur. Si mundësh një ditë me i thanë Kosovës se një ditë mjegulla bije. Si mundësh me i thanë dikush e ke një njohjen vetëm se duhesh me e dhënë do tokë. A besoni se ndodh kështu në Kosovë”, ka shkruar ai.

Haradinaj po ashtu duke aluduar në Thaçin ka thënë se nuk mund ta fsheh të vërtetën përgjithmonë. Sipas Haradinajt plani i Presidentit është që Serbia ta njoh Kosovën me kusht që të marrë një pjesë të Veriut të Kosovës.

“Nuk mundësh me fol për do mundësi pafundësisht me fol dhe pa e zbuluar të vërtetën. E vërteta është mundemi me e ble një njohje prej Serbisë, nëse ia jepni do territor. Por problemi është se nëse e hap këtë temë më nuk je as ai shtet që je deklaruar”, ka deklaruar ai pas mbledhjes së Qeverisë.

Haradinaj thotë se mbështetja e Kurz ndaj idesë së Thaçit nuk është për tu mërzitur.

“Pra nuk ka dilemë dhe nuk është mirë me u mërzit askush. Kancelari thotë se nuk është e tij me qit kushte qysh do me mbërri marrëveshje, por ai nuk insiston. Nuk e shoh këtë çështje mu mërzit për shkak se kjo marrëveshje ka vdekur”.

“Imagjinojeni Kosovën kur duhet dikush me dalë dhe me thanë s’po bënë pa njohje me Serbinë dhe me i thënë jepja një pjesë të veriut se ju njeh Serbia. Duke e ditur këtë çka rezulton, e që rezulton në ngjarje tragjike. Por gjithashtu nuk do të rrimë pa kufij pa kundërpërgjigje ndaj Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj./Insajderi.