Transferimi i Qëndrim Zybës te Legia mund të dështojë – Telegrafi

0
38

Transferimi i mesfushorit kosovar, Qëndrim Zyba nga Ballkani te Legia Warszawa mund të dështojë, pasi thuhet ka hasur në një pengesë.

Gjatë ditëve të fundit u raportua se Ballkani dhe Legia kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit therandas.

Dje (e mërkurë) u tha gjithashtu se lojtari ka përfunduar me sukses testet dhe pritet vetëm zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Legia.

Megjithatë, mediat polake kanë raportuar sot (e enjte), duke thënë se çështja e transferimit të dytë të Legias po zvarritet.

Pasardhësi i Bartosz Slisz, kosovari Qëndrim Zyba, do të blihej nga FC Ballkani për rreth 400 mijë euro, por zyrtarizimi ka hasur në pengesa.

Sipas gazetarit Krzysztof Marciniak nga Canal+ Sport, pas testeve mjekësore të Zybës kanë lindur dyshime.

Sot (e enjte), më vonë është paraparë një takim vendimtar dhe një vendim “po/jo” për transferimin e lojtarit.

Legia tani është më e pritur për një huazim me të drejt blerje. /Telegrafi/