Zyrtare: Bryan Zaragoza kalon te Bayern Munich, vjen për ta zëvendësuar Kingsley Comanin – Telegrafi

0
51

Bryan Zaragoza është transferuar nga Granada CF te FC Bayern me efekt të menjëhershëm – fillimisht në huazim deri në fund të sezonit.

Pas kësaj, do të hyjë në fuqi marrëveshja që kampionët gjerman shpallën më parë me sulmuesin 22-vjeçar në dhjetor.

Kontrata do të zgjasë deri më 30 qershor 2029, ndërsa lëndimi i Kingsley Coman bëri që Bayern Munich të reagojë në këtë afat kalimtar.

Bayern Munich do të paguajë një shumë edhe për huazimin e lojtarit, pastaj në qershor do ta paguajë pjesën tjetër siç ishte marr vesh me klubin spanjoll.

“Jam në FC Bayern për t’u rritur këtu në një nga klubet më të mëdha në botë. I jam shumë mirënjohës Granadës për kohën e mrekullueshme që kemi kaluar së bashku dhe gjithçka që klubi ka bërë për mua. Nuk do ta harroj kurrë atë”.

“Unë gjithashtu ndiej mbështetje të madhe në FC Bayern që tani. Unë jam duke pritur për atë që po vjen. Ne synojmë lart”, ka thënë Bryan Zaragoza në fjalët e para si pjesë e Bayern Munich./Telegrafi/