SHPËRNDAJE

Dennis Hof, pronar i disa bordellove në Nevada dhe ylli televiziv i cili vdiq muajin e kaluar, ka fituar zgjedhjet për asamblenë e distriktit 36 të Nevadas. Kjo, sipas mediave të huaja,  është konfirmuar edhe nga zyra e Sekretarit të Shtetit të Nevadas. Hof, i cili kandidoi si një republikan, thuhet se mundi kundërshtarin demokrat Lesia Romanov me më shumë se 7,000 vota më shumë, tha zyra.

Sipas ligjit të shtetit, zyrtarët e qarkut tani do të emërojnë një koleg republikan, i cili gjithashtu banon në rrethin për të marrë vendin e Hof. Hof, u gjet i vdekur më 16 tetor pasi festoi ditëlindjen e tij 72 në një nga fermat e tij.

Shkaku i vdekjes është ende nën hetim. Ndryshe Demokratët kanë shpallur fitoren për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës, ndërsa republikanët duket se kanë mbajtur kontrollin e Senatit.

Megjithëse demokratët fituan në disa gara kyçe të martën, ata nuk realizuan atë që po quhej “valë blu” fitoresh në zgjedhjet e Kongresit dhe që analistët kishin thënë se do të kishte qenë një kundërshtim ndaj presidencës së presidentit Donald Trump.