SHPËRNDAJE

Një person ka tentuar të korruptojë policin kufitar në Merdare me 10 euro dhe është arrestuar të mërkurën.

Gjatë kontrollit të dokumenteve nga ana e policisë, i njëjti brenda librezës së qarkullimit kishte vendosur 10 euro.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.