SHPËRNDAJE

Përveç numrit të telefonit fiks 017-669-124,ndihma e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë për herë të parë tani ka në dispozicion për raste urgjente edhe numrin e telefonit mobil ka deklaruar për portalin preshevacom drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu. Numri që do të jetë i hapur për kërkesat e qytetarëve në repartin e ndihmës së parë është +381638109006. Aplikimi i metodës së përdorimit të telefonit celular në kuadër të numrit kujdestar tani do të rrisë efikasitetin dhe azhuritetin e punës ka thënë ndër të tjera drejtori Salihu./presheva.com/