SHPËRNDAJE

Libri titullohet ‘’PANAIRI I SHKRONJAVE’’, ndërsa gjatë këtyre ditëve ky libër është pëlqyer shumë nga nxënësit. Libri është mjaft mbresëlënës pasi çdo poezi fillon me shkronjën e alfabetit, duke qenë shumë atraktiv për fëmijët e ciklit të ulët pasi përmes poezi do të mësojnë edhe alfabetin shqip. Në parathënien e librit autorja preshevare Afërdita Salihu shkruan: Këtë poemthë e kam filluar si shtysë nga Liza, mbesa ime, duke parë zellin dhe dëshirën që të më ndihmojë, ia arriti dhe ja ku është sot në dorën e saj. Me përkushtimin më të madh ia dedikoj fëmijëve të vendit tim dhe të gjithë fëmijëve anembanë kudo që gjende. Autorja jeton dhe vepron në Preshevë.