SHPËRNDAJE

Lëvizja për Reforma është fituese morale e zgjedhjeve për Këshillin Nacional Shqiptarë duke rezervuar vendin për një këshilltarë në këtë institucion, tha kështu në konferencën për media, kryetari i LRPDSH, Sami Salihu.

Fushata dhe programi parazgjedhorë që ishte në subjektin tonë me këmbë në tokë na shpërbleu me votat për të siguruar një këshilltarë tha Salihu. Sipas tijë politika e Lëvizjes për Reforma nuk rrëshqiti në folklorizëm, as nuk kishin tubime fantome por ishin të kujdesshëm në deklaratat publike dhe premtimet që përshtatën me shtyllat kryesore të Këshillit Nacional Shqiptarë. Nëse bëjmë një analizë sa i përket grumbullimit të votave tri partitë në Preshevë si PVD, PDHSH dhe LR PDSH janë të barabarta pa llogaritur koalicionet paraprake që kishin.

Besimi qytetarë i datës 04 nëntorë na bën edhe më të vendosur që të punojmë në realizimin e kërkesave të banorëve të komunës sonë sepse vetëm përmes votës popullata denon ata që abuzuan me besimin që kishin vite të tëra, tha në konferencën për media , Sami Salihu, kryetari i LRPDSH-së. Lëvizja për Reforma sipas drejtuesit të partisë tani është në proces të strukturimit të këtijë subjekti ku së shpejti do të organizojë edhe zgjedhjet brenda partiake./presheva.com/