Kica-Xhelili: Qeveria po e sulmon vazhdimisht Gjykatën Kushtetuese – Telegrafi

0
40

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë Qeveria nuk e ka të sinqertë çështjen e ç‘kapjes e aq më pak çështjen e drejtësisë.

Ajo në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini tha se kjo Qeveri ka shkelur Kushtetutën me shumë ligje.

“Partia në pushtet nuk ka turp se si i ndanë në të mira dhe të këqija vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ishte pikërisht vendimi i kësaj gjykate që i solli në pushtet”, tha nënkryetarja e LDK-së.

Sipas saj, Qeveria po manipulon me qytetarët me reformat e përmendura për drejtësi.

“Vettingu është proces që është dashur të ndodh në Kosovë. Qeveria po bënë populizëm me secilën çështje, duke thënë se të gjitha ligjet po i dërgojmë në Kushtetuese”, tha Kica-Xhelili.

Ajo foli edhe për KPM-në.

Sipas saj, sa ka qenë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë si Kryesuese e Komisionit për Administratë Publike ka thënë se i është kërkuar që t’i shkarkojë anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media.

“Edhe fatkeqësisht me duhet të konfirmojë se ekziston një dëshirë e shprehur e pushtetit aktual për kontrollin e KPM-së. Në fakt ka qenë ndër çështje që me është kërkuar mesë shumit sa kam qenë në Grupin Parlamentar të LVV-së që kuadër të punës sime si kryetare e atij komisionin të nisë shkarkimin e anëtareve të KPM-së”, ka thënë ajo.

Më tutje, ajo për shkak të refuzimit të saj ka thënë se i është dashur që të ballafaqohet me anëtarët e LVV-së.

“Unë kam pas një llojë  presionin për t’i shkarkuar anëtarët e KPM-së edhe në atë kohë ka qenë beteja ime e zgjedhur për ta bërë për brenda[ Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje] ata që kanë qenë me mua e edijnë edhe edijnë anëtarë e Lëvizjes Vetëvendosje edhe anëtarë nga Partitë e tjera politike sepse e kemi pasur një mbledhje duke shkuar live, kur vazhdimisht kërkohej që të nisja shkarkimin e anëtarëve të KPM-së edhe unë jam ngritur nga ajo mbledhje edhe kam kërkuar pushim për dy minuta nëse ju kujtohet ndokujt dhe jashtë u kam thënë ju mund ta nisin shkarkimin e tyre por votën time nuk e keni”, ka sqaruar Kica-Xhelili.