Duma merr live mesazhin në telefon: Pyete ministrin, çfarë ka bërë për promovimin e grave në polici? Balla: Jemi polici burrash

0
65

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmendi gjatë puntatës së sotme të “Top Story” denoncimet e dhunës në polici, për të cilat kërkon të fusë në zbatim një protokoll të ri.

Gjatë kësaj kohe moderatorja Grida Dua morri live një mesazh në telefon nga një punonjëse e Policisë së Shteti, e cila kërkoi që Balla të fliste për promovimin e grave në uniformat blu.

Përgjigjja e ministrit nisi me fjalët “jemi një polici burrash”, e më pas shtoi se ligji i ri do t’i hapë rrugë grave për karrierë.

Balla: Polica ndërhyri, pasi denoncimit të fqinjëve (referohet rastit ku Jetnor Zhaboli mbylli në shtëpi familjarët). Unë kam parë raste në fillim kur sapo kisha ardhur, atë rastin tpik të tranzicionit në Shqipëri.

Kur një vajzë u morr në pyetje nga polica, vetë punonjësit kërkuan ta mbyllin. Sot ata nuk janë në Policinë e Shtetit. Sot po kërkoj një protokoll të ri. Ajo që na duhet është që shteti në momentin e parë që merr një ankesë është t’i tregojë dhunuesit që është çliruar.

Por unë mendoj që kjo do një gjë, një ndarje të shoqërisë sonë. Nuk mjaftojnë 16 ditë sensibilizimi të luftës kundër dhunës, kjo do 365 ditë.

Grida: Në telefonin tim po marr shumë mesazhe. Aktualisht mesazhi ka ardhur nga një punonjëse e policisë që më thotë ‘Ju e dini që jam një punonjëse e policisë. Pyete ministrin çfarë ka bërë për promovimin e grave në polici?’

Balla: E para është që jemi një polici burrash, ku janë vetëm 15% gra. E para është që në këto 200 ditë sipas këtij planifikimi më makro ende nuk kemi pasur një moment. Tani është hapur gara. Ligji i ri do t’i hapet rrugën asaj për një karrierë më të mirë.

 


Top Channel