Broja firmos me Fulham, zbulohet numri që do të mbajë në fanellë

0
41

Armando Broja është zyrtarisht futbollist i Fulhamit, që arriti marrëveshjen me Chelsean për ta marrë në huazim deri në fund të sezonit, për shifrën e 4 milionë paundëve.

Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka firmosur kontratën me londinezët, teksa SuperSport mëson se ai do të mbajë numrin 9 mbi fanellë.

Ky numër ka qenë i lirë të Fulham dhe tashmë do ta mbajë mbi shpinë Armando Broja, që në fushë do të ketë detyrë të udhëheqë sulmin e klubit londinez.

Broja kishte oferta të shumta për t’u huazuar për pjesën e mbetur të sezonit, por bashkë me Chelsean, zgjodhën Fulhamin, që ofronte më shumë garanci aktivizimi, aspekt ky mjaft i rëndësishëm për sulmuesin shqiptar, që vjen pas një dëmtimi të rëndë.

Broja pritet të grumbullohet që për sfidën e të shtunës ndaj Burnleyt në transfertë, megjithatë gjasat janë që debutimi të vijë një javë më vonë, në “Craven Cottage”  para tifozerisë së Fulham, në ndeshjen ndaj Bournemouth. /Supersport


Top Channel