Dështon kalimi te Leicester, Sensi rikthehet në Milano

0
32

Stefano Sensi mbetet te Interi

Transferimi i mesfushorit italian te Leicester dështoi në momentet e fundit, ndonëse Sensi kishte fluturuar drejt Anglisë dhe kishte kryer edhe testet mjekësore.

Shkak u bënë disa probleme me Fair Play-n Financiar nga ana e Leicester, që nuk arriti të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për të nxjerrë lejen e punës për Sensin.

Në këtë mënyrë Sensi do të kthehet sërish në Milano, për të qëndruar deri në fund të sezonit, kohë kur edhe i përfundon kontrata me Interin.

Sensi u kërkua me ngulm nga trajneri i Leicesterit, Enzo Maresca, por kalimi në Angli dështoi, të paktën për momentin, pasi “dhelprat” mund të tentojnë sërish italianin në verë.


Top Channel