SHBA paralajmëron Kosovën, reagimet pro dhe kundër masës së qeverisë për dinarin serb

0
44

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër karshi vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren që largon nga qarkullimi në Kosovës valutën e Serbisë, dinarin.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar kufizim të avokimit për Kosovës e Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier paralajmëron tensione për këtë vendim që e cilësojnë si të njëanshëm.

Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se nuk do ketë as sanksione e as tensione në Veri për shkak të këtij vendimi.

Nuk besoj se do të ketë sanksione ndërkombëtare për Kosovën për këtë çështje. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë e transaksioneve në Republikën e Kosovës”.

Ndërkohë, nga opozita nuk komentojnë çështjen e dinarit, duke thënë se para se gjithash, duhet koordinim me aleatët.

Nuk na kërkohet që të marrim veprime apo e dhunojnë rendin tonë kushtetues, ajo çka kërkohet është koordinim më i mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që nga themelimi i kësaj qeverie nuk e kemi parë“-shprehet deputeti Abelard Tahiri.

Që nga një shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e BQK-së, që ndalon qarkullimin e valutës së Serbisë, dinarit në Kosovë. Në qytetet me shumice serbe, ku përdoret kjo valutë, qytetarëve iu është mundësuar një fazë tranzitore dhe fushatë informimi për adaptim.


Top Channel