Diplomon gjenerata e parë e kursit të rreshter majorëve të FSK-së – Telegrafi

0
42

Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes u realizua ceremonia e “Kursit të Rreshter Majorëve”, gjenerata e parë e edukimit në këtë nivel.

Forca e Sigurisë së Kosovës njoftoi se është ndërtuar dhe po edukohet mbi bazën e vlerave perëndimore dhe standardeve më të larta të ushtrisë amerikane.

Ky projekt është mbështetur direkt nga Garda Kombëtare e Ajovas dhe ushtrisë amerikane në edukimin e instruktorëve të FSK-së.

“Shkolla e Nënoficerëve dhe instruktorët e FSK-së, realizuan me sukses kompletimin e edukimit më të lartë të nivelit të nënoficerëve. Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj, në emër të komandantit të FSK-së i uroj të diplomuarit për sukseset e arritura gjatë shkollimit dhe falënderoi të pranishmit. Pesëmbëdhjetë nënoficerët e diplomuar do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në trajnim, mentorimin, këshillimin dhe mësimin e gjeneratave të reja në të gjitha njësitë e FSK-së”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/