“Edhe një njeri i verbër mund ta shohë atë” – Xavi sulmon ashpër Real Madridin, thotë se ata po kanë ndikim tek gjyqtarët – Telegrafi

0
36

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka thënë se Real Madridi janë duke ‘kushtëzuar’ gjyqtarët në Spanjë përmes kanalit të tyre televiziv.

Më herët, Xavi kishte pretenduar se gjyqtarët e La Ligas favorizojnë Real Madridi, duke e bërë të vështirë që ata të garojnë me madrilenët për titull kampioni.

Tani, ish-futbollisti i blaugranasve ka përditësuar qëndrimin e tij dhe teksa skandali i klubit të tij me çështjen Negreira nuk e ka ndihmuar kauzën e tyre, ai ka hedhur dyshime se Real Madridi po bën presion tek gjyqtarët e ndeshjes përmes kanalit të tyre televiziv.

“Unë tashmë e kam thënë se nuk më pëlqen se ata kushtëzojnë gjyqtarët, por ata vazhdojnë ta bëjnë këtë çdo javë. Gjyqtarët do të ndajnë drejtësinë të kushtëzuar. Çështja ‘Negreira’ nuk na ka ndihmuar gjithashtu, por ne duhet të konkurrojmë me të. Unë pajtohem 100 për qind me fjalët e presidentit. Është një realitet dhe ne nuk mund të mashtrojmë tifozët e Barcelonës”, ka thënë Xavi.

“Edhe një njeri i verbër mund ta shohë se çfarë po ndodh. Simeone e kishte thënë më herët, se ne nuk jemi budallenj. Të gjithë po e shohin këtë, por janë mediat ato që duhet ta thonë”, përfundoi ai.

Barcelona dhe Xavi janë nën presion të madh. Ata tashmë gjenden 10 pikë mbrapa liderit të ligës Real Madridit dhe trajneri i cili do të largohet gjatë verës, është duke kërkuar dëshpërimisht që të ‘shpëtojë’ sezonin i cili me gjasë duket se do përfundojë pa trofe.

Barcelona do të rikthehen në aksion gjatë vikendit, ku në ditën e shtunë do të luajnë në udhëtim ndaj Alavesit./Telegrafi/