“Gjej një vajzë të mirë!” Romeo takon gjyshërit me Heidin, Elvisi i ‘thumbon’: U trashëgofshi

0
58

Romeo ka marrë një surprizë të këndshme nga Vëllai i Madh, takimin me gjyshrit Bajram dhe Lumturi.

Megjithatë nuk kanë munguar as momentet komike. Në momentin që u është ofruar të takojnë një nga banorët e Shtëpisë, nëna Lumja ka kërkuar menjëherë Elvisin duke u shprehur se situatat e krijuara mes tij dhe Romeos i bëjnë për të qeshur.

Nga ana tjetër, gjysh Bajrami ka kërkuar takim edhe Heidin duke u shprehur se i pëlqen si vajzë. Gjatë prezantimit Lisi ka “thumbuar” Romeon duke thënë se u trashëgofshi. Kritikave të Ledionit ndaj Lisit, Romeo u është përgjigjur duke u shprehur se “nëse i pëlqen gjyshit…”.

Aktori ka rrëfyer se sa herë që i shkon gjyshi në shtëpi për vizitë, “gjithmon kështu muhabetesh bëjmë. E para, mos u zi me njeri, e dyta gjej një vajzë të mirë.”

Ledioni: Mund të takoni një banor tjetër të Shtëpisë, cili do të ishte?

Gjyshja: Ti dhe Lisi na kënaqët, të gjithë të njohurit thonë që vazhdoni këshu siç jeni sepse na bëni për të qeshur.

Romeo: Le të vijë Lisi.

Ledioni: Lisi, me vrap te kushoja.

Romeo: Të lutem thuaji dhe Heidit sepse do të takojë Heidin gjyshua.

Ledioni: Në rregull, Heidi edhe ti…

Gjyshja-Romeos: Shokët dhe vajzat mos i ofendo, t’i duash shumë.

Elvisi: Ne i duam vajzat.

Romeo: Kjo është Heidi. Heidi gjysh Bajrami. Heidi është me flokët e arta, ashtu siç i ke qejf ti.

Gjyshi: Për neve është vajzë e mirë.

Elvisi: U trashëgofshi.

Gjyshja-Elvisit: Vazhdo me batutat e tua, me shakatë e tua sepse ne duam të qeshim me juve. Ju të argëtoheni, por edhe ne të argëtohemi.

Gjyshi- Romeos: Jo, ke bërë një lojë të shkëlqyer. Jemi shumë të gëzuar, shumë të lumtur. Jemi shumë të lumtur.

Gjyshja- Romeos: Je shumë i mirë, vazhdo kështu. Ne të duam shumë.

Ledioni: Ore Lisi, ça thua ashtu u trashëgofsh? A je në terezi ti?

Elvisi: I pëlqeu gjyshit. E morëm miratimin e gjyshit.

Romeo: Po i ka pëlqyer gjyshit…

Gjyshi: Më ka pëlqyer si vajzë.

Ledioni: Të ka pëlqyer gjyshi Bajram ëëë?

Heidi: Unë faktikisht e kam shumë xhan Romeon, kështu që kemi ndenjur afër të tre, unë, Lisi dhe Romeo.

Ledioni: Romeo, më pëlqeka gjyshi Bajram, qenka me gusto.

Romeo: Me gjyshin unë këshillohem gjithmon. Gjyshi ‘a të pëlqen kjo’ i them, më thotë ‘po e mirë është vazhdo’. Dhe kur e marr gjyshin te shtëpia kështu flasim gjithmon.

Ledioni: Mos e vërë gjyshin në siklet…

Romeo: Jo, nuk e vë gjyshin në siklet, por gjithmon kështu muhabetesh bëjmë. E para, mos u zi me njeri, e dyta gjej një vajzë të mirë.


Top Channel