SHPËRNDAJE

Veturat që kanë qenë në pronësi nga të famshmit, gjithnjë arrijnë shuma të larta Mund të jetë një makinë me histori famëkeqe, por kjo nuk po i pengojnë adhuruesve të reperit Tupac Shakur, që ta kërkojnë për ta blerë, Kërkesat e shumta për këtë BMW 7 Series, ka bërë që shitësi nga Shtetet e Bashkuara, ta ngritë çmimin e saj në 1.5 milionë dollarë.

Madje, ai pretendon se nuk është vetëm vetura të cilën e kishte në pronësi këngëtari, por ka histori të rrallë, sepse në të është qëlluar për vdekje në shtator të vitit 1996. Derisa shitësi mendon se do të shitet shpejtë, pamjet e tregojnë këtë BMW në gjendje shumë të mirë, pasi është mbajtur gjithnjë në kushte ekspozimi.