SHPËRNDAJE

Rita Ora u raportua se është në lidhje me yllin e “Love Island”, Eyal Booker, pasi u takuan në një ndejë të përbashkët miqësore.

Egjiptiani ishte i ftuar ashtu sikur se shqiptarja nga shoumeni, Vas J Morgan, gjersa thuhej se aty ka pasur shkëndija dashurie. Rita dhe Vas janë miq të ngushtë.

Ajo dhe Eyali janë njohur në një nivel personal dhe dihej se dyshja do të dilte edhe vetëm, pa praninë e askujt”, tha fillimisht burimi. “Vas, Eyal dhe motra e Ritës, Elena shpeshherë i shikojnë koncertet e shqiptares për së afërmi nga prapaskenat, duke dëshmuar se tashmë është pjesë e rrethit të saj të brendshëm”, tha një burim i brendshëm për The Sun. Morgan kishte kohë që i shihte dyshen si një çift i përsosur dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse i kishte ftuar të dytë. Theksojmë se biondina, e cila sot feston 28-vjetorin e lindjes, u nda kohët e fundit nga i dashuri amerikan, Andrew Watt. Eyal kishte takuar më parë një vajzë që e pëlqente në “Celebs Go Dating”, por duket se gjërat nuk zgjatën përtej xhirimeve.