Paraqitje e madhe e Edon Zhegrovës ndaj Clermont: Ndër më të vlerësuarit në fushë – Telegrafi

0
47

Lille ka shënuar fitore ndaj Clermont me rezultat 4-0, ku një nga lojtarët më të mirë në fushë ishte Edon Zhegrova.

Anësori arriti të shënojë dhe të asistojë në këtë fitore, duke luajtur për 64 minuta, pasi që ndeshja u vendos në pjesën e parë.

Zhegrova është vlerësua nga SofaScore me notën 8.7, vetëm pas Jonathan David që shënoi dy herë dhe kishte notën 9.2.

Në këtë përballje, Zhegrova kishte 52 prekje të topit, katër harkime, një rast të madh të krijuar dhe dy goditje në portë.

Zhegrova këtë sezon ka 3 gola dhe 5 asistime në Ligue 1, ku me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane. /Telegrafi/