SHPËRNDAJE

Së fundi, u zbulua se Kim Cattrall, e cila interpreton Samanthan, refuzoi të paraqitej në vazhdimin e tretë të serialit, “Sex and the City”. Kohët e fundit kemi mësuar se në pjesën e tretë, një nga personazhet më të pëlqyera të audiencës femër do të vdiste, gjersa tash është zbuluar edhe një informacion i ri rreth filmit.

U zbulua se aktorja e kishte hedhur poshtë ofertën, jo për shkak të një grindjeje me Sarah Jessica Parkerin, por për shkak të një skenari të keq. Biondinës thuhet se nuk i janë dhënë hollësi adekuate lidhur me djalin 14-vjeçar, djalin e Miranda Hobbsit, interpretuar nga Cynthia Nixon. Bradi duhej të xhirohej duke masturbuar dhe pastaj duhej t’i dërgonte imazhe të pashpjegueshme Samanthas, shkruan portali E!News.

Kjo ka bërë që aktorja të mos pranojë rolin në filmin që ka audiencë të madhe edhe në trojet shqiptare. Ndryshe, 62-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore.