SHPËRNDAJE

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vranjë arrestuan M. M. (56) vjeç, nga komuna e Bujanocit, për shkak të dyshimit se ai kreu vepra penale të kalimit ilegal të kufirit, kontrabandimit të njerëzve dhe falsifikimit të dokumenteve, njoftoi Policia, transmeton presheva.com.

Në autostradë në fshatin Ranutovac, policia ndaloi një veturë të tipit “Folksvagen Sharan” të drejtuar nga M. M. i cili po transportonte 18 emigrantë pa dokumente personale që i dyshuari u përpoq për ti transportuar në Beograd.

Vetura Kishte targa të falsifikuara të automjetit./presheva.com/