SHPËRNDAJE

Republika e Kosovës ka 17 vendkalime kufitare. Prej tyre një është ajrore dhe 16 të tjerat janë tokësore. Hyrje-daljet e njerëzve dhe mallërave me Republikën e Sërbisë bëhen në 6 pika kufitare. Pika kufitare në Mutivodë është njëra prej këtyre 6 pikave kufitare që ka Republika e Kosovës me shtetin serb.

Në këtë pikë kalimi kufitarë nuk është i lejuar qarkullimi i mallrave, por vetëm ai i udhëtarëve dhe gjësendeve personale që ata i bartin me vete. Deri në vitin e kaluar në anën e Kosovës në këtë pikë kufitare kanë qëndruar edhe oficerët doganor për të kontrolluar hyrjen në fakt për të penguar hyrjen e mallrave, mirëpo nga viti i kaluar me vendim të menaxhmentit të Shërbimit Doganor, nga kjo pikë jane tërhequr oficerët doganor dhe kjo punë i është besuar pjesëtarëve të SHPK-së. Pra hyrje-daljet në këtë pikë i bëjnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Këtë pikë kufitare dhe të vetme për momentin (deri sa të hapet pika kufitare e Sfircës) e shfrytëzojnë në shumicën e rasteve dhe gjatë gjithë vitit banorët shqiptarë të cilët kanë pronat e tyre në Komunën e Medvegjës por se shumica e tyre jetojnë në Kosovë.
Ata duke pasur të mirat e tyre në këtë Komunë i kalojnë përmes kësaj pike kufitare. Kështu zakonisht gjatë sezoneve të ndryshme të vjeljeve bartin gjëra dhe gjësende nga ana e Medvegjës për Kosovë gjë që kanë drejtë dhe u lejohet nëse nuk kalojnë sasinë e përcaktuar me ligj.

Në diskutimet dhe pyetjet e bëra policëve të Kosovës rezulton se korrektësia dhe rrespekti i ligjit në këtë pikë nga ana e pasagjerëve dhe kalimtarëve është në nivel të kënaqshëm. Problemet hasen kryesisht me sasitë më të mëdha ku ka kalimtarë të cilët kryesisht kanë tendeca që gjatë sezonit të vjeljeve të arrave t’i kalojnë ato në anën kosovare. Përndryshe çdo gjë është korrekte në raste tjera.
Ana serbe e këtij kalimi kufitar është gjithashtu një pikë kontrolli ku përkundrazi ekziston dhe gjendet vazhdimisht një doganier i cili bënë kontrollin e hyrje-daljeve të gjërave elementare të kalimtarëve sipas ligjit të Serbisë.
Porse aty ka kohë që po shfaqen probleme ku tanimë shumë pasagjerë të linjës së vetme me autobus që ekziston në mes Prishtinës dhe Medvegjës na kanë treguar për maltretimet që po u bëhen nga një pjesëtar i policisë serbe. Ky pjesëtar i policisë serbe është shqiptar. Emri i tij Agron Kosumi.
Si nga linja e autobusit ashtu edhe nga mjetet tjera udhëtuese siç janë taksitë dhe makinat private kalimtarët kanë pasur shumë probleme me këtë individ. Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me moslejimin e bartjes së gjësendeve personale të udhëtarëve, pra banorëve të Medvegjës, të cilat i marrin nga vendlindja dhe trojet e tyre për t’i futur në Kosovë. Ka pasur raste kur edhe një grushtë arra i ka ndaluar, apo edhe qese me mollë. Njëri na tregojë se ia kishte ndaluar dhe një copë përshute që kishte marrë me vete për të bërë një sanduiç.
Ky polic me vrazhdësinë e tij bënë rolin e doganjerit dhe vazhdimisht maltreton bashkëkombasit e tij. Arsyet i di ai vetë. Cdo herë kur ai gjindet në detyrë frika dhe ankthi është prezent tek udhëtarët.
Jo vetëm që këta banorë tanimë 2 dekata janë jashtë trojeve të tyre por që tani edhe të lirë nuk mund të udhëtojnë të rehatshëm dhe të bartin gjësendet e tyre personale. Janë vetëm 60 km nga Prishtina në Medvegjë dhe ato duken si të jenë 600. Dhe kjo ndodhë pikërisht nga një shqiptar në Serbi i cili me veprimet e një njeriu që më së paku e do vetveten dhe kombin e vet mundohet të fus frikë tek bashkëvendasit e tij.
Kjo duhet të ndalojë sa më parë dhe të merren masa nga organet relevante që ky person të largohet nga kjo pikë dhe të mos ushtrojë më detyrën e policit. Prandaj bëjë apel tek institucionet e ndryshme sidomos tek Këshilli Nacional Shqiptar ma seli në Preshevë, tek AFEDS me në krye Muharrem Salihun, tek Organizatat e ndryshme për liri dhe të drejta të njeriut, tek Organizatat joqeveriatre si dhe Partitë Politike të Luginës së Preshevës. Gjithashtu apelojë edhe tek kryetarët e Komunave në Luginë, tek personat relevant që janë në Komunën e Medvegjës si dhe tek të gjithë pjestarët politik shqiptarë që të marrin masat e duhura lidhur me këtë individ.
Nuk ua kemi borgj askujt maltretimin dhe frikën. Duhet të ndalojnë njëherë e pergjithmonë sjelljet e tilla të një individi ndaj bashkëvendasve tanë.
Aktivisti për të drejta dhe liri të njeriut
Haki Emini