SHPËRNDAJE

Gjak për transfuzion japin vetëm personat e shëndoshë. Edhe pse personi i cili jep gjak duket i shëndoshë dhe ndihet mirë, mund të jetë i infektuar me ndonjë mikroorganizëm (virus, bakter, parazit). Sëmundja nuk mund të vërehet gjithherë. Me anë të transfuzionit të gjakut personi në pamje të parë që duket i shëndoshë mund të bartë infeksionin te marrësi i gjakut Sëmundjet më të njohura të cilat mund të barten me anë të transfuzionit janë:

• hepatiti B

• hepatiti C

• sindroma e imunitetit të munguar

– SIDA

• sifilizi

Si ta pengojmë përhapjen e infeksionit? Praninë e agjenteve infektive te personat në dukje të parë të shëndoshë mund ta zbulojmë me anë të testimit të gjakut të tyre. Dispozitat ligjore obligojnë që gjaku i çdo dhënësi patjetër të testohet çdo herë kur jep gjak. Edhe pse përdoren testet më bashkëkohore dhe teknologjia më bashkëkohore e testimit, fatkeqësisht, mund të ndodhë që edhe me këtë teknologji të mos zbulohet çdo dhënës i gjakut i cili është i infektuar. Dhënësit mund të ndihmojnë që të shmanget rreziku nga bartja e mikroorganizmave nga gjaku i dhënësit në gjak të marrësit me plotësimin e sinqertë të pyetësorit ose nëse kanë dhënë gjak me lajmërimin e mëvonshëm të transfuziologut të tyre që gjaku i tyre ndoshta nuk është për përdorim.

Si shkaktohet infeksioni?

• Nëpërmjet rrugëve seksuale – hetero dhe homoseksuale

• Me përdorimin disa herë të gjilpërës, shiringave, instrumenteve

• Marrjen e drogës nëpërmjet venave

• Nga nëna tek fëmija

• Me transfuzion të gjakut.