SHPËRNDAJE

Sot rreth orës 2:30 të mëngjesit, pjesëtarët e kompanisë preshevare për siguri “MNF Security” kanë vërejtur në sistemin monitorues me kamera dy persona që janë afruar tezgave në tregun ditor në afërsi të qendrës dhe kanë tentuar të vjedhin gjërat që janë mbyllur në këto tezga. Shefi i kompanisë “MNF Security” Agron Fazliu ka njoftuar presheva.com, se pasi është evidentuar tentim vjedhja, pjesëtarët e kompanisë së tij kanë alarmuar policinë lokale ku pastaj dy persona jane kapur nga policia. Fazliu, ka thënë se dy persona kishin hapur një pjesë të llamarinës në pjesën e epërme (shiko foton) dhe kështu kishin vjedhur 6 thasë me gjëra të ndryshme. Personat në fjalë janë marrur në pyetje nga policia ndërkaq hetimet vazhdojnë.  /presheva.com