SHPËRNDAJE

Pas fillimit të aksionit për eliminimin e deponive të egra nëpër bashkësite lokale të komunës sonë, me qëllim të shtrirjes së shërbimeve komunale në këto vendbanime, komuna e Preshevës ka mbështetur ndërmarrjen publike Moravica në sigurimin e 2.400 kontejnerëve për grumbullimin e mbeturinave, të cilat do t’i ndahen amvisërive, me rastin e firmosjes së kontratave me NP Moravica, për shërbimin e transportit të mbeturinave.

Projekti për shtrirjen e shërbimeve të NP Moravica nëpër vendbanimet e komunës sonë do të realizohet në bashkëpunim me Bashkësitë Lokale, në kuadër të sistemit të menaxhimit të mbeturinave për komunën tonë.