SHPËRNDAJE

Ministria e Ndërtimit tani është zhvendosur nga Beogradi në grykën e Gërdelicës përderisa qytetarët po presin përmbushjen e premtimit se i gjithë Korridori 10 do të lirohet për qarkullim deri në fund të vitit kalenarik.

Ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajloviç ka thënë për media se për finalizimin e ndërtimit të autostradës përmes grykës së Gërdelicës po punohet deri në 24 orë dhe se vetëm 1 km rrugë kanë mbetur për t’u asfaltuar.

“Punimet e mbetura për këtë kohë sipas ministres janë rehabilitimi i shpateve, ndërtimi i rrugës kryesore dhe tunelimi. Ministrja e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajloviç ka theksuar se është më e rëndësishme që autostrada të jetë e sigurt dhe cilësore dhe se nuk do të lirohet për trafik deri sa investitori i Korridorit 10 nuk konstaton se rruga është e sigurt.