EMRAT/ Shqiptarët e përfshirë në dosjen “Muratori”, si trafikohej droga nga vendi ynë? Çfarë gjeti policia

0
37

Top Channel zbardh emrat e shqiptarëve të përfshirë në dosjen hetimore për operacionin policor “Muratori”, që goditi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drograve.

Kledjon Muçollari, Ervis Vangjeli, Eljon Laci, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Besmir Selamaj, Gabriela Avduli, Françesko Doda, Altin Ymeraj, Erando Mara, Antonio Hoxha, Elsit Vera, Dritan Begaj, Ergys Leka, Fatmit Gjeci, Astrit Dedaj, Syrja Kapaj, Mark Malocaj, Alket Muca, Xhulio Kastrati, Elvis Kuci, Klisman Cepele, Elton Kullolli, Pajtim Kullolli, Ergi Tomori, Manuel Mone, Alban Ramadani, Gjon Ndreu, Simon Myftari, Blerim Myftari, Lorenco Malaj, Bajram Malaj, Ani Kuci, Spiro Petro, Emiljano Balla, Hektor Turcu, Armand Meco, Fael Xhelili, Renato Qevani, Emirjan Hoxha, Fabjan Drini, Daniel Elezi, Ferdi Ndrejaj, Gjergj Ndrejaj, Amarildo Alla, Emiljano Alla, Enea Abedini, Qamil Abedini, Endrit Coku, Qamil Abedini, Endrit Coku, Ervin Myftaraj, Indrit Kolgjokaj, Eraldo Kolgjokaj, Marcelo Gjaci, Riniol Tasi, Prele Kolnikaj, Arbri Xherahu, Lazër Pervataj, Vahit Luca, Amarildo Mustafai, Rudina Macoraj, Kristiana Kolnikaj, Elis Meco, Endri Sercan, janë hetuar nga Prokuroria e Firences.

Të dyshuarit e prangosur në një hetimi të çelur në 2019 nga një skuadër e përbashkët italo shqiptare, u identifikuan me të njëjtën veprimtari të narkotrafikut edhe në Gjermani, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Antimafia e Firences lëshoi në total 83 fletë arreste që u ekzekutuan nën praninë e dy agjentë të Europol të pranishëm në valën e arrestimeve që nisën në të njëjtën kohë dhe në Shqipëri dhe në Itali.
Gjatë një konference për shtyp mes SPAK, Prokurorisë së Firences dhe Eurojust që u bë në Shqipëri u sekuestruan 32 subjekte tregtare, 45 automjete, mbi 200 llogari bankare dhe 19 pasuri të paluajtshme. Prokurori i çështjes, Vladimir Mara përmendej se SPAK ka identifikuar katër grupe kriminale që bashkëvepronin në Evropë për trafikun ndërkombëtar.

Rrjeti i trafikantëve trafikonte kokainë, heroinë dhe hashash, kjo e fundit e transportuar nga Shqipëria kryesisht në rrugë detare ose kur dërgohej nga Holanda përdoreshin automjete me fund të dyfishtë. SPAK deklaron se nga sekuestrot e aksionit “Muratori” janë bllokuar pasuri me vlerë pesë milionë euro.


Top Channel