SHBA paralajmëron Kosovën, Hovenier pas takimit me Kurtin: Shtyni vendimin e BQK-së

0
37

Pak pas takimit të zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe diplomatë të tjerë të huaj, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier e përsëriti prerë dhe qartë kërkesën e SHBA-së shtyrjen e vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Padyshim që ne i përkrahim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe fenomene të tjera të ngjashme. Por kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”, tha Hovenier.

Rregullorja e Bankës qendore të Kosovës – që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt – e dikton që valuta e vetme për kryeje të pagesave në vend të jetë euroja. Në këtë mënyrë, serbëvët e Kosovës nuk mund të përdorim më si deri tani dinarin serb. I pyetur nëse administrate amerikane mund të ndërmarrë veprime kundër Kosovës, nëse nuk i përgjigjet kësaj kërkese, Hovenier tha se “shpresojmë që Qeveria të jetë partnere me ta”, por nëse ndodh e kundërta, kjo gjë “do të ketë ndikim në cilësinë e partneritetit dypalësh”.

Ne e përshëndesim vendimin e Kosovës për respektim të Kushtetutës së vendit, theksoi ai, por besojmë se duhet të ketë një periudhë të caktuar tranzitore për implementimin e rregullores së re. Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari ka qarkulluar që prej periudhës së pasluftës.


Top Channel